Ka ndodhur

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por rrezikoi 5 banesa. Arrestohet 59-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 59-vjeçarështë arrestuar në Tiranë, pasi teksa ka ndezur një zjarr për të djegur mbeturinat, flakët janë përhapur për shkak të erës duke djegur disa pemë ulliri si dhe rrezikoi 5 banesa të cilat ndodheshin aty afër.

Sipas asaj që njofton policia, ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shkozës”, në Tiranë.

Zjarri që dyshohet se ka ndezur 59-vjeçari është përhapur në një sipërfaqe rreth 5000 m2. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për vepën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë