Ka ndodhur

Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, por rrezikoi banesat. Pranga 64-vjeçarit në Durrës

Gazeta Si - Një 64-vjeçar me iniciale H.F., është arrestuar këtë të martë në Durrës, pasi akuzohet për zjarrvënie.

Sipas policisë, dyshohet se 64-vjeçari ka ndezur zjarr në pronën e tij për të djegur mbeturina pranë zonës të Shkëmbi i Kavajës dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë rrezikuar banesa përreth, si dhe është djegur një sipërfaqe toke.

Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve dhe shërbimeve të Policisë, mundësoi neutralizimin e flakëve dhe shpëtimin e banesave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë