Ka ndodhur

Ndezi zjarr në tokën e tij, por morën flakë pronat e banorëve të tjerë

Gazeta Si – Një 66-vjeçar është vënë në pranga, pasi akuzohet se në mënyrë të qëllimshme ka vënë zjarr për djegien e barërave në tokën e tij në fshatin Qesarat, Memaliaj.

Por si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur sipërfaqe toke me pemë frutore dhe agrume, në pronësi të banorëve të këtij fshati. 

Policia thotë se i arrestuari është shtetasi me inicialet Q.S. 66-vjeçari, i cili dyshohet se në mënyrë të qëllimshme vuri zjarrin të dielën fshatrave në Memaliaj në Njësinë Administrative Krahës.

Për shuarjen e flakëve u përfshinë forcat zjarrfikëse të Memaliajt, Tepelenës, Gjirokastrës dhe Këlcyrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë