Ka ndodhur

Ndezi zjarr në tokën e tij, por flakët dogjën 200 rrënjë ullinj. Në pranga 66-vjeçari në Dimal

Gazeta Si – Një 66-vjeçar me inciale B.T., është arrestuar, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij e për pasojë flakët janë përhapur duke djegur një sipërfaqe me bimësi dhe rreth 200 ullinj në fshatin Goriçan të Dimalit.

Pas marrjes së njoftimit se kishte rënë zjarr i cili ishte përhapur nga era dhe po digjte një sipërfaqe të madhe me bimësi dhe ullinj në Goriçan, policia me shërbimin zjarrfikës, kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë