Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në Vlorë të akuzuar për 2 raste zjarrvënieje në Lukovë dhe Shënvasil. Policia tha se janë vënë në pranga, 56-vjeçari me iniciale K.D., i cili në fshatin Lukovë ka ndezur zjarr për djegien e barishteve dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me ullinj, një sipërfaqe pylli dhe 15 koshere bletësh në pronësi të tij.
Gjithashtu, është arrestuar 37-vjeçari me iniciale D.Sh., i cili ka ndezur barishte në fshatin Shënvasil dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre.
Ndërkohë, dy persona të tjerë janë arrestuar dhe dy u proceduan penalisht në gjendje të lirë në Durrës, pas identifikimit të 4 rasteve të zjarrvënieve në fshatrat Hamallaj, Agonas dhe Bago.
Në pranga ranë H. X., 69 vjeç dhe A. V., 49 vjeç, të dy banues në fshatin Hamallaj, pasi kanë ndezur zjarre për djegien e disa mbeturinave, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 10 dynym tokë arë, në pronësi të 2 shtetasve të tjerë.
Ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë Xh. Ç., 60 vjeç dhe E. B., 61 vjeç, të dy banues në Kavajë, pasi kanë ndezur zjarre për djegien e disa mbeturinave në fshatrat Agonas dhe Bago, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 1.4 dynym tokë arë dhe tokë e mbjellë me ullinj, në pronësi të shtetasve të tjerë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




