Nga Gazeta Si – Ernest Muçi ka gjetur Itakën në Trabzon, atje ku u huazua nga Besiktas në fillimin e sezonit.
Dhe ku kishte rast më të mirë se ndeshja përballë skuadrës “mëmë” që të konfirmonte vlerat e tij në fushë.
Përpara fillimit të takimit ai u shpall autori i Golit më të Bukur për muajin Nëntor 2025 në Superlig.
Gol që shënoi ndaj Konyaspor në fitoren 3-1 në shtëpi. E sikur të mos mjaftonte ky çmim, Ernest Muçi u shfaq sërish protagonist.
Kur Besiktas kryesonte 0-2, lojtari që ata kanë huazuar tek Trabzonspor, rihapi ndeshjen me golin e parë të vendasve që në fund barazuan 3-3 ndaj miqve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



