Gazeta Si – Struga është mundur 1-2 nga Zalgiris në fushën e saj dhe ka mbyllur kështu shumë shpejt aventurën e saj në Ligën e Kampionëve, pasi ndeshja e parë në Lituani kishte përfunduar në barazim, 0-0.
Një nga tri skuadrat kampione shqiptare që marrin pjesë në turin e parë eliminator të Championsit, pas Partizanit dhe Ballkanit, është ndëshkuar nga një autogol pak minuta para fundit.
Besart Ibraimi kaloi struganët në avantazh me penallti, por rezultati u barazua pas 2 minutash dhe më pas Radiç shkaktoi autogolin fatal.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro ka vuajtur edhe mungesën e eksperiencës, pasi për herë të parë merrte pjesë në Champions. Tani rrugëtimi i kampionëve të Maqedonisë së Veriut vazhdon në turin e dytë të Ligës së Konferencës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



