Ka ndodhur

Ndëshkohen dy lokale në Durrës

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë gjobë, 2 pronarë subjektesh që u konstatuan duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Policia thotë ka konstatuar 1 lokal në Fushë-Krujë dhe 1 në Manzë, në të cilët ishte organizuar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Gjobë ka marrë pronari i subjektit në Manzë, shtetasi, A. M. dhe pronari i subjektit në Fushë Krujë, shtetasi Xh. B.

Ndër të tjera, Policia e Durrësit apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë