Kombetarja

Ndeshja me Ukrainën / Sylvinjo: Jemi përgatitur për ta fituar, kemi avantazhin që luajmë në shtëpi

Nga Gazeta 'Si'- Shqipëria do të përballet nesër me Ukrainën në sfidën e fundit të vlefshme për grupin B1 të Ligës së Kombeve.

Trajneri i kuqezinjve, Silvinjo tha sot gjatë konferencës për shtyp se janë të përgatitur për të fituar. Sipas Sylvinjos, avantazh është që luajnë në shtëpi.

"Mendoj që ky është grupi i vetëm kur çdo gjë mund të ndodhi. Katër ekipet e fundit kanë bërë Europianin 2024 dhe kanë lojtarë të fortë. Me gjithë respektin për ekipin e Ukrainës, por ne e kemi përgatitur ndeshjen për ta fituar. Mund të kemi avantazhin që luajmë në shtëpi, por futbolli është i tillë, siç e tha Ismajli jemi të përgatitur për të fituar dhe kemi ekipin tonë që na mbështet”, tha Sylvinjo.

Sylvinjo tha se ndeshja e dytë është më e vështirë për shkak se lojtarët kanë pak ditë për t’u përgatitur dhe rikuperuar nga dëmtimet.

"Duhet ta kuptojmë situatën, sot kemi stërvitje, nesër kemi një ndeshje për të parë deri pasdite e kuptuar nëse janë rikuperuar 100%. Nëse Tuci është 100%, ka mundësi të shkojë në ndeshje. Unë flas gjithmonë me lojtarët, por zgjedhjen pastaj e marr unë. Asani ka bërë rezonancë magnetike dhe duhet vlerësuar. Ai ka mundësi, të shohim, duhet të presim. Por siç e kam thënë, nesër është një ditë tjetër. Asani sot do të bëjë stërvitje vetëm, do të marrë pjesë pak nga pak e të shohim nëse e përfundon apo jo stërvitjen", deklaroi ai.

2 SULMUES NGA FILLIMI? 

"Uzuni është më shumë një sulmues i dytë, është i fortë dhe i shfrytëzon hapësirat. Duhet të gjejmë ekuilibër. Gjatë kualifikueseve, nuk kemi luajtur me dy sulmues në qendër. Rëndësi ka që të gjejmë ekuilibër. Nuk preferoj të luaj me dy sulmues qëndror.

Çdo ndeshje ndryshon me njëra-tjetrën. Ky është një nga grupet më të balancuara. E kam parë Ukrainë-Gjeorgji, kishte balancë. Grupi është i ekuilibruar. Janë ekipe të mira, me trajner të mirë. Ne do provojmë të fitojmë, do japim më të mirën.

Ky është një kompeticion shumë i shpejtë, luhen në një hark kohor të shkurtër. Ne luajmë për vendin e parë. Në ndeshje mund të ndodhë çdo gjë. Ne do të futemi në fushë për të fituar. Kemi një lloj avantazhi që luajmë përpara tifozëve tanë. Asnjëherë nuk futesh në fushë me frikë. Objektivi ynë është që të marrim vendin e parë. Do mundohemi të gabojmë sa më pak. Duke bërë pasime të mira krijojmë aksione. Në 30 minutat e para kemi bërë gabime te ndeshja e fundit.

Unë nuk jam më lojtar. Pas 10 minutash do futem në fushë dhe gjëja e parë që do i them lojtarëve është që: ‘Kjo është një ndeshje finale’", tha Sylvinjo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë