Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me shumën 37,375 euro për shkak të incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes së raundit të parë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” ndaj Italisë, e luajtur në stadiumin e Dortmundit më 15 qershor 2024.
Penalizimi financiar ka ardhur nga problematika e shkaktuar nga disa tifozë shqiptarë, të cilët ndezën flakadanë gjatë ndeshjes, hodhën sende në fushë, transmetuan mesazhe të papërshtatshme në këtë ngjarje të madhe sportive për ekipin tonë kombëtar si edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë pjesës së dytë të lojës.
Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA:
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për ndezjen e fishekzjarreve.
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 12,375 euro për hedhjen e sendeve.
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 5000 euro për pushtimin e fushës.
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.
Gjobat e mësipërme në vlerë të përgjithshme prej 37,375€ duhet të derdhen në llogarinë bankare te UEFA-s brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.