Euro 2020

Ndeshja luhet në Budapest, 6 tifozë francezë përfundojnë në Bukuresht

Ndonjëherë pak gërma bëjnë diferencë të madhe, në këtë rast më shumë se 800 kilometra. Një ngatërresë me psaoja për gjashtë tifozë francezë, të cilët kanë ngatërruar Budapestin me Bukureshtin dhe e kanë parë veten në Rumani, në vend që të shkonin në Hungari për të parë nga afër ndeshjen e fundit në grup të Francës.

I ka dalluar një gazetar i “Jurnalul National”, duke vënë re se ishin krejtësisht jashtë kontekstit dhe jo larg tifozëve të Ukrainës, që humbi me Austrinë të hënën pikërisht në Rumani. Një gabim i pafalshëm ka sjellë këtë episod, me biletat e avionit të prera për në kryeqytetin rumun në vend të atij hungarez, të dy vende pritëse të Euro 2020.

Për këta tifozë ka vetëm një ngushëllim: nëse Fraqnca del e para në Grupin F, do të ndeshet me Zvicrën pikërisht në “Arena Nationala”. Ndeshjen ndaj Portugalisë 6 tifozët francezë do ta ndjekin nga Rumania, në televizor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë