Lojëra me Dore

Ndeshja e yjeve/ Fiton ekipi i Xhejms, Antetokounmpo më i miri

Si kapiten, LeBron është mësuar me suksesin, 4-0 është rekordi i “King James” që kur ka ndryshuar formati, dhe “Ndeshja e çuditshme e yjeve” në Atlanta nuk bën përjashtim. Skuadra e LeBron Xhejms ka fituar 170-150.

Antipasta e ndeshjes së yjeve numër 70 ishte “Skills Challenge”, e fituar nga Sabonis, ndërsa në garën për 3-pikësh u kptua edhe njëherë se Stef Kërri është nga një tjetër planet. Lideri i Uarriors dominoi totalisht dhe ia dedikoi suksesin Klei Tompsonit.

Janis Antetokounmpo, lojtari i ndeshjes. Gazeta Si, 8 mars 2021

Një mbrëmje e veçantë ishte për Janis Antetokounmpo, i cili ka marrë në shtëpi çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes, që këtë herë ishte special, sepse mbante emrin e Kobi Brajant. Greku e mbylli ndeshjen me 35 pikë të shënuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë