Futboll

Ndeshja e inovacionit, lojtarët me telekamera në fushë te Këln-Milan

Gazeta Si – Këln-Milan nuk do të jetë një ndeshje miqësore si të tjerat. Jo vetëm se është ndeshja e parë e kuqezinjve me titullin në gjoks, por edhe sepse në ‘RheinEnergie’ do të testohen teknologji të reja në futboll.

Për këtë arsye, kjo miqësore është pagëzuar si ‘ndeshja e inovacionit’. Do të propozohen disa risi në botën e futbollit, por edhe për tifozët.

Tifozet e Kelnit gjate nje ndeshjeje. Gazeta Si, 12 korrik 2022

Gjatë ‘Telekom Cup’ do testohen teknologjitë e reja të zhvilluara nga Telekom. Lojtarët e skuadrës gjermane do të kenë telekamera speciale në fushë. Në këtë mënyrë, të tjera të dhëna dhe statistika mund të ofrohen në kohë reale.

Këln gjithashtu është i impenjuar për të ndryshuar eksperiencën në stadium të tifozëve të tij. Për shembull, një aplikacion do të tregojë në kohë reale se cili restorant apo cili taulet ka kohë më të shkurtër pritjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë