Taksa

Ndërtuesit i kërkojnë qeverisë taksim progresiv për banesat

Nga Gazeta ‘SI’ – Shoqata e Ndërtuesve i ka kërkuar qeverisë implementimin e një regjimi fiskal progresiv mbi ndërtesat.

Në një letër për ministrinë e Financave, Shoqata propozon përjashtim nga taksat të banesës së parë, ose një taksim simboli, 0.01% e vlerës së taksueshme.

Banesat e dyta të taksohen me 50% të shkallës standarde, ndërsa banesat e treta e më shumë deri në 150% të shkallës standarde.

Sipërfaqja minimale në rastet kur është e prezumuar të jetë 50 m² për banesë; 15 m² për garazh; 100 m² për njësi ekonomike.

Sipas Shoqatës së Ndërtuesve, kjo qasje rrit drejtësinë fiskale dhe reflekton kapacitetin real pagues të qytetarëve.

Ata propozojnë pezullim të taksës për njësitë e pashitura në një ndërtesë, pasi taksimi do të ngarkonte zhvilluesit për një pasuri që nuk gjeneron të ardhura.

Ndërtuesit kanë kundërshti edhe për çmimet e referencës dhe kërkojnë që ligji të parashikojë rastin kur pronari të kërkojë vlerësim nga një ekspert i licencuar, kur provon që çmimi referues i zonës nuk pasqyron vlerën reale tregtare të ndërtesës. Ndërsa bashkia të ketë të drejtë të përdorë koeficiente korrigjues sipas: vitit të ndërtimit;  cilësisë së ndërtimit;  destinacionit;  gjendjes faktike; nivelit të amortizimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë