Shumë shpejt, në një afat të papërcaktuar tatimet do të nisin vizitat fiskale tek biznesi i ndërtimit dhe tregtarët e karburanteve.
Kjon nismë vjen pasi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bazuar në analizën e treguesve të performancës për periudhën Janar – Gusht 2018, ka konstatuar se tatimpaguesit e këtyre dy sketorëve kanë deklaruar ulje të qarkullimit.
Kjo do të thotë që niveli i mospërmbushjes tatimore nga tatimpaguesut e këtyre sektorëve është në nivele jo të duhura.
Administrata Tatimore ka deklaruar se nuk do të tolerohet asnjë shkelje e ligjit prandaj i fton bizneset që të korrigjojnë vetëdeklarimet. Tatimet shpjegojnë që nuk do të vendosen penalitetete, por kërkon përmbushjen vullnetare dhe të menjëhershme të detyrimeve që ngarkohen nga legjislacioni në fuqi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.