Ka ndodhur

Ndërtuan pa leje një impiant gazi në pronë publike, arrestohen 2 inxhinierë në Delvinë

Gazeta Si – Dy inxhinierë janë arrestuar dhe dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim në Delvinë, pasi po ndërtonin pa leje një impiant gazi (TEC) në një pronë publike. Të dyshuait u zbuluan pas një kontrolli të Policisë së Vlorës në bashkëpunim me IKMT dhe Inspektoratin e Mjedisit.

Policia njofton se në pranga ranë përgjegjësi i impiantit të gazit dhe përgjegjësi i kantierit të ndërtimit: Elton Malkaj, 31 vjeç, me detyrë përgjegjës i impiantit të gazit dhe Luan Metaj, 53 vjeç, me detyrë përgjegjës i kantierit ndërtimor, të dy të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” me qëllim përfitimi dhe “Pushtimi i tokës”.

Ndërsa në kërkim janë shpallur pronari i kompanisë dhe administratori. Të gjithë akuzohen për “Ndërtim të paligjshëm” dhe “Pushtim të tokës”.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim: Sokol Meqemeja, 56 vjeç, pronar i kompanisë dhe Jurgen Ibrahimi, 36 vjeç, administrator i kompanisë, të dy të dyshuar gjithashtu për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” me qëllim përfitimi dhe “Pushtimi i tokës”.

Gjatë kontrollit u konstatua se kjo kompani po ndërtonte pa leje ndërtimi dhe zhvillimi nga organet kompetente, një impiant gazi, në tokë publike.

“Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit: E. M., 31 vjeç, me detyrë përgjegjës i impiantit të gazit, dhe L. M., 53 vjeç, me detyrë përgjegjës i kantierit të ndërtimit, të dy të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”. Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit: S. M., 56 vjeç, pronari i kompanisë, dhe J. I., 36 vjeç, administratori i kompanisë, të dy gjithashtu të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës””, njofton policia.

Punimet janë bllokuar nga IKMT, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë