Ka ndodhur

Ndërtuan pa leje në Ksamil edhe në tokë publike, në hetim 11 persona në Sarandë

Gazeta Si – Njëmbëdhjetë shtetas, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi akuzohen se ndërtuan pa lejen e organeve kompetente në zonën e Ksamilit, disa prej tyre në tokë publike.

Sipas njoftimit për mediat, policia tha se gjatë kontrolleve në zonën e Ksamilit, këta shtetas janë konstatuar, duke kryer punime të ndryshme ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente, disa prej tyre edhe në tokë publike, duke zënë kështu hapësirën publike.

Bëhet fjalë për shtetasit: F. F., 38 vjeç, K. Ç., 26 vjeç, G. H., 43 vjeç, E. D., 66 vjeç, E. J., 37 vjeç, G. A., 54 vjeç, M. Q., 41 vjeçe, O. B., 36 vjeç, Th. B., 50 vjeç, V. M., 45 vjeç dhe L. K., 27 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë