Ka ndodhur

Ndërtoi në zonë të mbrojtur, arrestohet 52-vjeçari që u konfliktua me kryeplakun e Tushemishtit

Gazeta Si – Policia ka arrestuar 52-vjeçarin Jetmir Muçllari për sherrin e ndodhur të shtunën në Tushemisht të Pogradecit, ku u dhunua kryeplaku i fshatit, Ilirjan Tasellari për motive pronësie.

Prej një jave Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit kishte pezulluar ndërtimin që po kryhej nga pronari i hotelit “Driloni” në një zonë të mbrojtur.

Ndaj Muçllarit rëndon akuza për kryerjen e veprës penale “shpërdorim i tokës” dhe “ndërtim i paligjshëm për qëllime përfitimi”. Ai pretendon se toka është e tij.

Ndërkohë Jetmir Muçllari nuk është emër i panjohur për policinë pasi rezulton të jetë përfshirë edhe në konflikte të mëparshme që madje kanë degraduar deri në atentate që janë kryer ndaj djalit të tij Jehon Muçllari.

Ky i fundit u ka shpëtuar 3 atentateve, dy gjatë vitit 2020 dhe një tjetri në 2022-in ku mbeti i plagosur pas konflikteve me “të fortin” e Pogradecit, Ilir Berberin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë