Gazeta Si – Një person është arrestuar në Tropojë, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm të këtij qarku.
Sipas policisë, R.Gj., është marrë nën hetim për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, pasi dyshohet për ndërtimin e tetë objekteve të paligjshme dhe një pishinë, të cilat ndodheshin të gjitha brenda rrethimit të banesës së tij.
“Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.509, datë 08.09.2025, pas referimeve të policisë së shtetit, në vendin e quajtur lagjja ‘Gjomakaj’, (fshati Llugjaj), Njësia Administrative Llugaj, Bashkia Tropojë u konstatuan 8 objekte dhe një pishinë në ndërtim e sipër të cilat ndodheshin brenda rrethimit të banesës së shtetasit R.Gj“, – thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Këto objekte janë me përmasa 10x6m të ngritura mbi kolona betoni dhe të rrethuara me mur tulle me ngjyrë të kuqe dhe solete sipër.
Objektet e ndërtuara dhe pishina ndodhen brenda rrethimit të baneses dhe rreth e përqark objekteve ka materiale ndërtimi si zhavorr, tulla etj. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se veprimet hetimore mbi këtë çështje vijojnë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



