Indeksi i Kushtimit në Ndërtim (INK), sipas Instat, ka shënuar rritje të lehtë gjatë tremujorit të parë të vitit 2021, vetëm 0.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shkuar në 100.9%.
Mbështetur në grafikun e Instat, rritja ka qenë e lehtë, por ritmi i rritjes ka ndodhur në një kohë shumë të shkurtër. Nga tremujori i katërt i vitit 2020 INK-ja shënohej në -1% ndërsa gjatë tremujorit të parë shkoi në 0.6%.
Statistikisht sektori i ndërtimit edhe gjatë pandemisë nuk pa pasur pezullim të aktivitetit dhe vazhdon të mbetet një ndër sektorët me të ardhura të larta, por çmimet kanë mbetur në “vendnumëro”.
Krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, në tremujorin e këtij viti në INK u rritën çmimet e grupit të materialeve elektrike dhe komunikimit me 1.5%, grupi i emëruar si “të tjera” me 0.9% sipas Instat, pra elementë joparësorë. Çmimet e grupit shpenzime makinerie u rritën me 0.8%, shpenzime për paga 0.5% , transporti 0.4% dhe materialet 0.3%.
Indeksi i Kushtimit në Ndërtim (për Banesa) (IKN) mat ecurinë e çmimeve të materialeve të ndërtimit, të fuqisë punëtore dhe të shpenzimeve të tjera kapitale që përdoren në ndërtimin e një banese tip (8 – 10 kate).
Mbështetur në të dhënat e Instat, për tremujorin e parë të vitit 2021 u dhanë 251 leje ndërtimi që do të zënë pothuajse 600 mijë metra katrorë. 95% e kësaj sipërfaqeje do të zihet nga pallatet duke pritur rritjen e mëtejshme të sektorit të ndërtimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.