Ka ndodhur

Ndërron jetë një 70-vjeçar në Pogradec, dyshohet për shkak të motit të ftohtë

Gazeta Si - Një 70-vjeçar dyshohet se ka ndërruar jetë në Pogradec si pasojë e temperaturave të ulëta. Policia thotë se viktima është L. P., i cili u gjet i pajetë në afërsi të tregut. Në trupin e tij nuk kishte shenja dhune.

“Më datë 04.02.2023, rreth orës 06:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në afërsi të tregut, është gjetur i pajetë shtetasi L. P., rreth 70 vjeç, banues në Korçë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale”, njoftoi policia.

Pavarësisht dyshimeve se vdekja ka ardhur si shkak i temperaturave të ftohta, pritet ekspertiza mjeko ligjore për ta përcaktuar shkakun e saktë. Mësohet se viktima kishte vite që banonte në Pogradec, por ishte me origjinë nga Korça.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë