Gazeta Si – Një 68-vjeçare nga qyteti i Korçës ka ndërruar jetë sot pasdite. Dyshohet se ajo është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës dhe nuk ka mundur të mbijetojë.
Viktima, me inicialet J.N, banonte në lagjen numër 1 të Korçës. Ngjarja ka ndodhur rreht orës 15:20, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi policisë:
Më datë 30.11.2022, rreth orës 15:20, në lagjen nr.1, Korçë, është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj, shtetasja J. N., rreth 68 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




