Sociale

Ndërron jetë një 59-vjeçar nga koronavirusi në Kosovë

Një 59-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e së hënës, në Klinikën Infektive në Kosovë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, viktima është shtetasi me inicialet A.H., nga komuna e Prizrenit, i diagnostikuar me Covid-19.

“Pacienti po trajtohej prej ditësh në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive dhe kishte edhe sëmundje tjetër shoqëruese”, thuhet në njoftim të ministrisë.

Deri tani në Kosovë janë testuar gjithsej 13,262 persona përSARS-CoV-2 dhe 1032 raste rezultojnë pozitive/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë