Nga Gazeta ‘Si’- Kleriku mysliman turk, Fethullah Gulen, për të cilin Ankaraja thotë se ishte organizator i grushtit të shtetit të dështuar, të vitit 2016, ka vdekur në Shtetet e Bashkuara.
Sipas mediave të lidhura me FETO, thuhet se ai ka vdekur në Pensilvani. Gulen, i cili ka jetuar në SHBA prej vitesh, dyshohet se vdiq pasi u shtrua në një spital në moshën 83-vjeçare. Mediat pranë organizatës Fetullah, njoftuan se “kreu i organizatës Fethullah Gulen, ka ndërruar jetë në spital”.
Shëndeti i Fetullah Gulen ka qenë jashtëzakonisht i trazuar së fundmi sipas raportimeve të mediave. Përveç veshkave dhe diabetit, ai raportohet se kishte edhe demencë.
Gylen ndërtoi një lëvizje të fuqishme islamike në Turqi dhe më gjerë, por i kaloi vitet e tij të mëvonshme i akuzuar për orkestrimin e një tentative grusht shteti kundër liderit turk Tajip Erdogan, akuza të cilat ai i mohoi.
Në Turqi organizata Fetullah (FETO konsiderohet organizatë terroriste. Grupi që qëndron pas grushtit të shtetit të dështuar të 2016-ës në Turqi, dhe lideri i saj me bazë në SHBA, Fethullah Gulen, u pa për herë të fundit më 12 tetor 2024 në një makinë duke lënë shtëpinë e tij, pasi u largua nga ferma e tij në Pensilvani, ku jetonte që nga viti 1999 në Saylorsburg në Shtetet e Bashkuara.
Që nga 1 korriku 2023, shkollat e FETO-s janë mbyllur në 48 vende, ose janë marrë dhe operuar drejtpërdrejt nga vendet përkatëse ose janë transferuar në Fondacionin Türkiye Maarif.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.