Ngjarje

Ndërron jetë në QSUT anëtari i Gjykatës së Lartë

Nga Gazeta 'SI' - Ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare anëtari i Gjykatës së Lartë, Darjel Sina

Sipas burimeve, gjyqtari Sina vuante nga një sëmundje e rëndë, për të cilën kurohej prej muajsh, teksa ka ndërruar jetë në ambientet e QSUT.

Ai u dekretua si anëtar në Gjykatën e Lartë në prill 2022, ndërsa më herët mbante detyrën e Komisionerit Publik dhe përfaqësuesit të interesit të publikut në procesin e vetingut.

Gjykata e Lartë njoftoi sot ndarjen nga jeta të Sinës.

“Me trishtim të thellë, njoftojmë ndarjen nga jeta të anëtarit të Gjykatës së Lartë, z. Darjel Sina.

Sina i’u bashkua trupës së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë në prill të vitit 2022, dhe vinte në këtë detyrë pas një eksperience të gjatë dhe kontributi të rëndësishëm në fushën e së drejtës.

Ndarja e tij nga jeta krijon një boshllëk të madh për të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të.

Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe të dashurit e tij. Jemi pranë jush me zemër dhe mendje.

U prehtë në paqe!

Me respekt,

Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë