Gazeta Si – Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare Mauro Forgieri, inxhinier dhe projektues i makinave të Formula 1. Një personazh shumë i rëndësishëm për Ferrarin, bashkëpunëtor i Enco Ferrarit dhe drejtor i skuderisë së kuqe italiane në epokën e artë të titujve të Niki Laudës.
Nën drejtimin e tij, Ferrari arriti të fitonte 7 tituj botërorë. Forgieri u emërua drejtues te Ferrari që në moshën 27-vjeçare, dy vjet pas ishte diplomuar në inxhinieri në Bolonja.

Nga viti 1962 ai ishte përgjegjës i repartit teknik për makinat e garave të F.1 të kategorisë Sport. Me të Ferrari fitoi 4 tituj botërorë për pilotët dhe 7 për konstruktorët. Gjatë aktivitetit të tij të gjatë në Maranelo u futën elementë të rinj teknikë, që kanë shenjuar historinë e motorëve.
Në fund të viteve ’80 inxhinieri u largua nga Ferrari për të shkuar fillimisht te Lamborgini dhe më pas te Bugati, gjithmonë duke ruajtur karakterin inovator. Më 13 janar të këtij vitit, me rastin e 87-vjetorit të lindjes, komuna e Modenës i dha titullin ‘qytetar nderi’.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




