Ka ndodhur

Ndërron jetë i paraburgosuri në QSUT

Nga Gazeta Si- Një 49 vjeçar i paraburgosur në burgun e Korçës ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në repartin e Reanimacionin Qendror të QSUT-së.

Aurel Sabriu ishte shoqëruar në Spitalin Rajonal Korçë, pasi humbi ndjenjat në dhomën e tij pas takimit me të atin.

Me rekomandim të mjekëve të spitalit, ai u transferua dhe u shtrua në Reanimacionin Qendror në QSUT për shkak të problemeve kardiake.

I paraburgosuri ishte arrestuar për dhunë në familje në maj të këtij viti dhe ishte transferuar në IEVP Korçë nga Komisariati i Policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë