Sociale

Vdes anestezisti Mihal Kerci, mjeku i 24 që merr Covid-19

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku. Mihal Kerci, mjek anestezist ka ndërruar jetë në spital, pas disa ditësh që ishte shtruar. Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Anesteziatëve, e cila paraprakisht kishte njoftuar të premten se gjendja e mjekut ishte përkeqësuar.
Profesor Kerci ishte njëkohësisht dhe kreu i kësaj shoqate. Ai gjendej nën asistencë respiratore dhe nën kujdesin e mjekëve por sërish nuk arriti që të fitojë betejën kundër koronavirusit.

Deri më tani në Shqipëri, 24 mjekë kanë humbur betejën me armikun e padukshëm COVID-19. Përmes një postimi në Facebook, mjekja gjinekologe, Anika Dokle ka postuar një foto me të gjithë mjekët që kanë humbur betejën duke i shprehur mirënjohjen për kontributin e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë