Futboll

Ndërpriten 3 kampionate në Europë, shpallen para kohe fituesit

Tre shtete europiane ndërpresin kampionatet, shpallen para kohe fituesit. Ndërkohë që shumica e Federatave Europiane të Futbollit kanë nisur sezonin për t’i përcaktuar verdiktet në fushë, ka edhe nga liga që kanë zgjedhur rrugën e kundërt duke mbyllur përpara kohe kampionatet dhe duke lënë në fuqi renditjen aktuale.

Shtete të tilla si Finlanda, Islanda dhe ishujt Faroe kanë vendosur të mbyllin përfundimisht këtë sezon futbollistik për shkak të rëndimit të pandemisë së koronavirusit dhe shpalljen e verdikteve të sezonit. Me mbylljen e parakohshme të sezonit, HJK Helsinki siguroi titullin e 30-të në histori pas 21 javëve kampionat. Federata vendosi që të mos zhvilloheshin ndeshjet e fazës play-off dhe kryeqytetasit arritën të siguronin titullin e rëndësishëm duke bërë që sigurojnë yllin e tretë në histori.

Në Ishujt Faroe Torshavn fitoi kampionatin pas 26 javësh. Ky është titulli i 12-të kampion për ta, ndërsa në Islandë, Valuri ngriti titullin e 23-të pas 18 javësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë