Gazeta Si – Një ndërprerje masive e enregjisë elektrike goditi të gjithë Spanjën kontinentale dhe pjesë të Portugalisë dhe Francës rreth orës 12:30 të mesditës së kësaj të hëne.
Arsyet e ndërprerjes nuk janë bërë ende të ditura dhe linjat telefonike janë të ndërprera në të gjithë Spanjën.
Sistemi hekurudhor është paralizuar, me rrjetin kombëtar spanjoll që njoftoi se të gjithë trenat janë ndalur në stacione dhe nuk ka nisje.
Aeroporti Barajas në Madrid dhe aeroporti i Lisbonës në Portugali u goditën gjithashtu; Metrotë e Madridit dhe Barcelonës janë ndalur.
Në kaos është edhe trafiku në kryeqytetin spanjoll, ku probleme janë raportuar edhe nga Sevilja, Barcelona, Valencia dhe Pamplona, ku shërbimi ende nuk është rikthyer.
Pesë termocentralet bërthamore të Spanjës kanë ndërprerë prodhimin e energjisë elektrike, për arsye sigurie: termocentralet përdorin gjeneratorë për të fuqizuar sistemet e brendshme të sigurisë të secilit termocentral, të cilët duhet të qëndrojnë funksionalë gjatë gjithë kohës.
Mediat lokale raportojnë se pasojat e ndërprerjes së energjisë në Spanjë kanë prekur edhe disa komuna në jug të Francës, jo shumë larg kufirit spanjoll, veçanërisht në Occitania, veçanërisht në zonën e Perpignan.
Operatori spanjoll i rrjetit “Red Electrica” njoftoi se ka aktivizuar planet për të rivendosur furnizimin me energji elektrike: “Shkaqet janë duke u analizuar dhe të gjitha burimet po përdoren për ta zgjidhur atë”.






Rreth orës 13:40, “Red Electica” tha se kishte filluar rivendosjen e energjisë elektrike duke filluar në veri dhe jug të Gadishullit Iberik.
Sipas gazetës portugeze “Expresso”, operatori portugez i rrjetit E-Redes tha se ndërprerja ishte për shkak të “një problemi me sistemin evropian të energjisë elektrike” dhe se ishte detyruar të ndërpresë energjinë në zona të veçanta për të stabilizuar rrjetin.
Instituti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (Incibe) po vlerëson atë që ndodhi për të kuptuar nëse ishte një sulm kibernetik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.