Futboll

Ndërprerja e kampionatit, Lazio ndihet e mashtruar

Kundër ndalimit të kampionatit për emergjencën Koronavirus pozicionohet edhe Arturo Diaconale, përgjegjësi i komunikimit i Lazio. “Sigurisht janë dy prova: nga njëra anë vullneti  i fortë i klubit, i ekipit e të gjithë tifozëve  për të kërkuar rregullsinë e turneut, duke shmangur rrezikun e përsëritjes së vitit 1915 (kur titulli iu dorëzua në tavolinë Genoas pas ndalimit të kampionatit për shkak të luftës). Përkundrazi, të luftohet deri në fund për të bërë të mundur që në 2020 të mund të festojmë jo një por dy tituj: vjetra dhe e tanishmja– ka shkruar Diaconale në profilin e tij personale të Facebook.

Nga ana tjetër nuk do të jetë e lehtë të mashtrohet presidenti Claudio Lotito nga ministra demagogë e drejtues të papërgjegjshëm që nuk kuptojnë se të ndalosh kampionatin, do të thoshte prishje e kontratave të të drejtave televizive e dënim me falimentim të pjesës më të madhe të shoqërive futbollistike italiane”

https://www.facebook.com/arturo.diaconale/posts/1472447652929955

Diaconale, për mikrofonët e Radio Punto Nuovo, rriti dozat e sulmit: “Duan të ndalojnë futbollin për motive politike. Të gjesh një futbollist pozitiv nuk duhet të ndalojë sistemin. Ka patur shtyrje për interesa të ndryshme. Lotito është një garanci për tifozët e Lazios, do të mbrojë interesat e klubit. Tommasi u zgjua i keq e donte të parandalonte të luhej edhe Juventus-Inter sepse ishin interesa të tjerë, që ajo ndeshje të mund të shtyhej e kushedi si do të përfundonte, por nuk dua të shkoj më larg”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë