Viti 2019 rezulton si viti më i artë për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme ku zënë 99.8% të totalit të sipërmarrjeve. Këto sipërmarrje kanë rritur punësimin nga 79.8% në vitin 2018 në 81.9% në vitin 2019. Rritje të shitjeve në 78.9% dhe kanë kryer 68.2% të investime të kryera në vend.
Sipërmarrjet NVM në vend përbëhen nga 40.1% sipërmarrje tregtare në masën më të madhe dhe në masën më të vogël nga sektori i energjisë me 0.6%.
Ndërmarrjet e vogla si tregtia, restorantet, akomodimi kanë numrin më të madh të punësuarëve në vend me 57.6% në tregti, 66.7% në restorante dhe akomodim. Sektori i Energjisë si ndërmarrja më e madhe në vend ka punësuar 56.5% punonjës.
Mikrondërmarrjet në Shqipëri kanë masën më të madhe të produkteve që shiten brenda vendit me 96.2% dhe ndiqet nga shitjet e ndërmarrjeve të vogla me 92.7%. Ndërmarrjet e mëdha zënë pjesën më të madhe të produkteve të eksportuara me 25.1%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.