Analize

Ndërkohë që Londra vajton Brexit, Parisi thotë ‘merci’

Kur Britania la Bashkimin Europian në janar 2020, rasti u shënua me një monedhë përkujtimore 50 pens dhe një shfaqje me dritë në Whitehall. Sot duket më shumë si funeral se sa festë. Një masë e madhe e qytetarëve janë penduar me një inflacion të lartë dhe një recesion potencial, asnjëra nuk u përmend kur u bë fushata për të dalë nga BE. Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan është ndër ata politikanë që ka thyer “betimin e heshtjes” duke thënë se Brexit nuk po funksionon. Skeptike është edhe Banka Qendrore.

Pjesa tjetër e Europës nuk është se po bën piknik, sigurisht. Por përsëri Brexit është ndryshe, duke i kushtuar Britanisë një pjesë të madhe të ndikimit të saj ekonomik, tregtar dhe ushtarak në kontinent. Vetëm pak ditë pas paralajmërimit të Khan se qyteti i Londrës po goditet nga një “humbje tregtie dhe talenti” për shkak të Brexit, një bankë me bazë në Londër, Chenavari – i themeluar nga një bankier francez – preu shiritin në zyrat e tij të reja në Paris.

Duke folur nga streha e re pranë Harkut të Triumfit, kreu i, Chenavari në Paris, Stéphane Parlebas tha se ky zgjerim nuk është për shkak të goditjes së rregullatorëve. Brexit dhe Covid e kanë bërë më tërheqëse të qenit më afër investitorëve institucionalë vendas, thotë ai. Dhe rrëmujat politike në Mbretërinë e Bashkuar si debakli i buxhetit “Trussonomics”, i cili solli kryeministrin e pestë të vendit në gjashtë vjet, nuk kanë ndihmuar. “Reagimi i tregut tregoi se gabimi i Mbretërisë së Bashkuar ishte të imagjinonte se Brexit mund të çlironte një “tigër” europian”, thotë ai, duke i bërë jehonë mrekullive të rritjes ekonomike të lidhura me globalizimin në Azi apo Irlandë.

Largimi i talenteve dhe të punësuarëve nga Londra po rritet. Të dhënat nga vitit 2021 tregon një rritje të profesioneve shumë të paguara në BE post Brexit. Në Gjermani po ashtu, ku JPMorgan Chase po planifikon një bankë të re digjitale, në 6 vite janë shtuar bankierët, më shpejt se në Britani.

Millennium Management dhe Citadel LP janë ndër institucionet financiare që zgjerohen në Paris. Fundi i lëvizjes së lirë ka mbajtur më shumë punëtorë të rinj të talentuar në kontinent, ndërsa studimet e reja vlerësojnë se ka çuar në një humbje neto prej 330.000 punëtorësh në MB që nga shtatori.

Përpos Brexit, të tjerë elementë kanë dobësuar Londrën. Mënyrat e reja për të punuar në distancë gjatë pandemisë e kanë bërë sektorin financiar më të hapur ndaj punonjësve të jashtëm veçanërisht me koston në rritje.

Çfarë dukej joeficiente para Brexit, tani ofron shumë mundësi. Historiani i ekonomisë Charles Kindleberger, i famshëm për punën e tij në flluskat financiare vuri në dukje paraprakisht në vitet 1970 se për të gjitha ekonomitë e shkallës që sjellin qendrat financiare, ato ndonjëherë sjellin edhe efekte negative si pengesat e informacionit ose presionet e kostos.

Këto janë ditët e para të një historie shumë dekadash. Nuk janë të gjitha lajme të mira për BE-në, ajo ka pasur gjithashtu mundësi të humbura. Ndërsa Brexit ka lejuar Parisin dhe Berlinin ta drejtojnë bllokun në ujërat kontinentale më integruese, duke përmirësuar imazhin e BE-së edhe brenda Mbretërisë së Bashkuar, tregjet financiare mbeten një problem i mëvonshëm. BE-ja ka ende 27 tregje dhe rregullatorë të ndryshëm, jo ​​një treg të vetëm kapitali. Ky fragmentim është një frenë për rritjen; si Europa ashtu edhe Britania e Madhe kanë parë dobësimin e peshës së tyre në aktivitetin e tregjeve të kapitalit në krahasim me SHBA-në dhe Azinë.

Pra, ndërsa bisedat e Mbretërisë së Bashkuar për “zgjuarsinë” britanike ose “shpirtrat e kafshëve” tingëllojnë të kota në këtë përvjetor të Brexit, BE-ja nuk i ka përmbushur ende ambiciet e veta. Nuk ka një tigër nga Brexit, por kontinenti po jeton vetë me një atë që i ngjan sjelljes së ariut – shtrirje të gjata letargjie të ndërthurura me menaxhimin e krizave. Me rritjen e trazirave sociale dhe proteksionizmit në rritje, rreziku është që trashëgimia e Brexit të bëhet “humbje dhe humbje” siç negociatori i BE-së Michel Barnier priste të ishte. /Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë