Analize

Ndërkohë që BE-ja dhe SHBA-ja flenë, të tjera fuqi janë “turrur” drejt Ballkanit

Ballkna

Për më shumë se dy dekada kam punuar me Richard Holbrooke dhe ekipin e tij për të negociuar fundin e luftës së përgjakshme në Bosnjë. Por pavarësisht negociatave, u desh ndërhyrja ushtaraka e NATO-s për të ndalur pastrimin etnik të Serbisë ndaj Kosovës.

Sot, pesë shtete të Ballkanit Perëndimor (Kroacia, Shqipëria, Sllovenia, Mali i Zi dhe Maqedonia) janë bërë anëtarë të NATO-s. Kroacia dhe Sllovenia janë pjesë e Bashkimit Evropian, ndërkohë që Kosova është tanimë një vend i pavarur. Shumica e amerikanëve dhe evropianëve janë tashmë të bindur se konflikti brutal ka marrë fund dhe se është zgjidhur njëherë e përgjithmonë.

NATO sulmon Serbine

Por fatkeqësisht, kjo nuk është e vërtetë. Zvarritja e konflikteve politike mbi problemet etno-fetare mes kombeve ballkanike, kërcënon vazhdimisht të çojë në kriza të mëdha kombëtare dhe rajonale, duke e bërë rajonin shënjestër kryesore për ndërhyrjen nga fuqitë e huaja.

Kombinimi i qeverisjes së dobët, stanacionit ekonomik dhe institucioneve të dobëta demokratike ka bërë që një pjesë e qytetarëve të joshen nga rekrutimi i xhihadistëve së Siri dhe Irak. Të gjithë këto probleme, e vënë rajonin në shënjestër të organizatave terroriste dhe ndërhyrjes së fuqive të huaja, duke përfshirë Rusinë, Kinën dhe Turqinë.

Për t'i bërë gjërat edhe më keq, rajoni duket se është lënë në harrëse edhe nga demokracitë që ishin dikur të rëndësishme për t'i dhënë fund luftërave jugosllave.

Duke besuar se e ardhmja demokratike e Ballkanit ishte anëtarësimi në BE, Shtetet e Bashkuara ia dorëzuan Brukselit përgjegjësinë për zhvillimin politik, institucional dhe ekonomik të rajonit. Megjithatë, inercia politike brenda Bashkimit Evropian, e ka lënë Bosnjën, Serbinë, Malin e Zi, Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë duke pritur në “derën e shtëpisë”.

Vendet e Ballkanit dhe BE-ja

Dhe ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe Europa flenë, fuqitë e tjera po fitojnë gjithnjë e më shumë terren.

Kremlini është i pari që po rrit ndjeshëm ndikimin e tij. Rusët po punojnë fort për të nxitur në rajon lëvizjet kundër Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Ata po mbështesin grupet ekstremiste (njëra prej të cilave është nën hetim në Bosnje për aktivitete të dyshimta) dhe kanë shkuar deri tek ndërhyrja ushtarake.

Kremlini ka ndezur gjithashtu flakët e përçarjeve etnike nëpërmjet një serë fushatash dezinformimi që kanë venë  grupet e krishtera ortodokse kundër myslimanëve dhe duke ushqyer qëllimisht tensionet që çuan drejt luftës jugosllave në vitet 1990.

Ndërkohë, Turqia dhe shtetet e Gjirit po investojnë shumë në Ballkanin perëndimor. Turqia është investitori i tretë më i madh në Bosnje dhe udhëheqësi i partisë kryesore myslimane të Bosnjës udhëton rregullisht në Stamboll për të takuar Presidentin Rexhep Tajip Erdogan.

Presidenti serb dhe Erdogan

Rreth 1,000 luftëtarë të huaj (kryesisht nga Kosova dhe Bosnja) kanë luftuar me Shtetin Islamik në Siri dhe Irak. Megjithëse numri i luftëtarëve të huaj nga Ballkani po zvogëlohet, mjediset në të cilat këta individë u radikalizuan dhe rekrutimi i segmenteve të pakënaqura të popullsisë, vazhdon të jetë ende një shqetësim madhor.

Së fundi, Kina gjithashtu po përpiqet po ashtu të rrisë ndikimin e saj në rajon. Nën iniciativën e saj ,"Një rrip, një rrugë", Pekini është gati të sigurojë investimet masive për të  marrë në dorë shumicën e projekte të infrastrukturës së nevojshme në Ballkan. Por siç e kemi parë në Afrikë, një investim i tillë pothuajse gjithmonë vjen me “efektë anësore”.

Investimet turke në Ballkan

Ndërtimi i lidhjeve ekonomike duket se është rruga e vetmë që Turqia të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan.

Turqia është një fuqi evropiane, por edhe një fuqi e Lindjes së Mesme dhe ka qenë një lojtar kyç në Ballkan për shekuj me radhë.

Grafiku i mësiposhtëm tregon vlerën e importeve dhe eksporteve për të gjitha vendet në Gadishullin Ballkanik në vitin 2016.

Grafiku i investimeve turke ne Ballkan

Një nga gjërat e para që duhet të vihet në dukje është se Turqia është një nga dy partnerët kryesorë tregtarë për çdo vend në Ballkan.

Shqipëria është i vetmi vend ballkanik për të cilin Turqia nuk është një partner tregtar tejet i rëndësishëm. Ankaraja është një partner i rëndësishëm tregtar edhe për Malin e Zi, Bosnjën, Hercegovinën dhe Serbinë.

Ndërsa Kosova, për të cilën Turqia ka bërë një pikë mbështetjeje që kur shpalli pavarësinë në vitin 2008, ka marrëdhëniet tregtare më të rëndësishme me Turqinë.

Aktualisht, sfida më e madhe e qeverisë turke është përmirësimi i ekonomisë së saj dhe fitimi i besimit të investitorëve, për shkak të paqëndrueshmërisë së brendshme politike.

Pavarësisht stuhisë së vizitave të nivelit të lartë nga zyrtarët turq në Ballkan, Turqia ende nuk ia ka dalë të marrë një pozicion të rëndësishëm tregtar, në shumicën e shteteve të Ballkanit, e lëre më dominues.

Investimet arabe në Ballkan

Vendet arabe kanë filluar një serë investimesh në rajon, për të ndërtuar disa vendpushime dhe rezidenca. Investitorët vijnë nga vende të ndryshme dhe duket se Ballkani është bërë një vend shumë interesant për vendet arabe.

Kompleksi arab, Sarajeva

Kohët e fundit, u konfirmua për publikunn se më pak se 50 kilometra nga Sarajeva u ndërtua një vendpushim arab. Resorti është i rrethuar nga një gardh dhe nuk ka përfunduar plotësisht, por sipas raporteve, shtetasit ballkanik do të ndalohen të hyjnë gjatë sezonit veror.

Resorti aktualisht përbëhet nga rreth 160 shtëpi, me një liqen të madh në mes. Sipas burimeve të paidentifikuara, pronarët e shtëpive janë arabë dhe nuk duan të përzihen me popullatën lokale. Ata kanë traditën dhe zakonet e tyre kur bëhet fjalë për veshjet, sjelljen, lutjet dhe duan të ndihen rehat. Pronarët e shtëpive dhe mysafirët e tyre do të jenë në mjedis të ngjashëm me vendet e tyre, përveç faktit se klima nuk është si ajo e shkretëtirës. Ata do të kalojnë muajt e verës në një klimë të këndshme dhe pastaj do të kthehen në shtëpitë e tyre.

I gjithë projekti duket si një sekret i madh, ndërkohë që përflitet se shtëpitë janë shitur në 150 000 deri në 160 000 euro. Ndërtimi i kompleksit i cili do të sigurojë strehim për 1,125 turistë filloi në vitin 2013 dhe kushton rreth 25 milionë euro.

Kompleksi arab, Sarajevo

Arabia Saudite dhe fqinjët e saj në Gjirin Persik kanë kontribuar vazhdimisht në mbështetjen e organizatave fetare, ndërtimin e xhamive të reja dhe ofrimin e mësimit fetare për imamët ballkanas.

Një investim tjetër do të zvullohet nga investitorët e Katarit. Ai u njoftua nga ambasadori i Katarit në Bosnjë, Rashid Al-Kaëari, i cili tha se vendi i tij synon të ndërtojë një konvikt studentësh

Gjithashtu, kompania arabe “Green Valley International Real Estate” njoftoi projektin e saj të tretë në Bosnjë, një kompleks rezidencial me 300 vila. Kompania me seli në Dubai po investon fuqishëm në të gjithë rajonin dhe  si pjesë e strategjisë së vendeve të Gjirit për t’u ofruar mundësi qytetarëve të tyrë të investojnë në pasuri të paluajtshme jashtë vendit të tyre.

Investimet kineze në Ballkan

Projekti kinez 

Investimet kineze nga viti në vit janë bërë më të pranishme në Evropën Qëndrore e Lindore, përfshirë këtu dhe rajonin e Ballkanit.

Projekti ambicioz “Rruga e re e mëndafshit”o dhe nisma “Një rrip, një rrugë” janë shtrirë në këto vende përmes investimeve mjaft të rëndësishme, ku Serbia dhe Greqia në Ballkan kanë qenë përfitueset më të mëdha.

Shqipëria nuk ka qenë pjesë e këtyre projekteve madhore, ndonëse prania kineze në vendin tonë prej vitesh është e dukshme në sektorë të rëndësishëm.

Çfarë mund të bëjë SHBA-ja?

SHBA-ja ka në dispozicionin një serë mjetesh për të shmangur destabilizimin rraskapitës në Ballkanin perëndimor. Ajo duhet të mos humbasë investimin e jashtëzakonshëm që ka bërë në këtë rajon të trazuar.

Është e qartë se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa duhet të mbeten të përkushtuara ndaj Ballkanit Perëndimor, sidmos në forcimin e institucioneve demokratike në mënyrë që qeveritë të mund të adresojnë nevojat e qytetarëve të tyre.

Një zonë tregtie e lirë, në Ballkanit Perëndimor e propozuar kohët e fundit nga udhëheqësit e rajonit mund të jetë një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur. Por një iniciativë e tillë nuk duhet të shihet si një zëvendësim për garancitë që duhet të ofrohen nga NATO dhe BE-ja.

Nga ana tjetër, një strategji serioze për anëtarësimin në BE, do t’u jepte vendeve të rajonin nxitjen për të bërë reformat e nevojshme politike dhe ekonomike, për të rritur bashkëpunimin ,es tyre dhe për të shuar njëherë e mire tensionet ndëretnike në rritje.

3 Most Common Fraudulent Drugs


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë