Një ndryshim për mirë i aktores Lindsay Lohan, hapi debat në rrjetet sociale se çfarë ndërhyrjesh kishte bërë ajo. Ndryshimet e Lohan dhe shumë aktoreve të tjera në Hollywood së fundmi, kanë qenë aq profesionale sa është e vështirë t’i dallosh…madje edhe kirurgët plastikë e kanë të vështirë.
Përveç kësaj, ka dhe trende të tjera të bukurisë që sipas profesionistëve të fushës do të jenë trend në 2025-n.
Estetika rigjeneruese
Procedurat e estetikës rigjeneruese nisën në 2024-n dhe do të vazhdojnë të rriten në 2025-n. Sipas ekspertëve, për pacientët është tërheqëse ideja që riinjektojnë qelizat e tyre në lëkurë dhe jo substanca të huaja. Para plazmës së gjakut, fibrinës dhe terapisë me drita LED, transferimi i dhjamit ishte një nga procedurat ku mjekët panë efekte rigjeneruese me anë të qelizave staminale. Tashmë, opsione më pak të vështira ekzistojnë.
Pacientët po aplikojnë dhe atë që njihet si “nanofat” apo dhjam i vogël, që shërben për të mbushur vijëzimet e rrudhave, shenjat etj.
Më mirë një operacion i padukshëm se sa injeksione
Trendi i ka bërë njerëzit të pyesin “e ka bërë apo jo?. Mjekët tregojnë se pacientët janë të interesuar për procedura kirurgjikale të përhershme dhe jo trajtime të përkohshme. Kjo duket të jetë një shenjë proteste kundrejt filler-ave, që i bën pacientët shpeshherë të duken shumë të fryrë.
Blefaroplastika
Qeskat poshtë syve dhe rrathët e zinj janë ndër shqetësimet kryesoret të grave, sa i përket pamjes. Kështu, blefaroplastika parashikohet të jetë një nga trendet e 2025-s. Lëkura përreth syve është shumë e hollë dhe është e predispozuar të krijojë shumë rrudha apo rrathë të zinj. Një blefaroplastikë e zonës së sipërme eleminon rrathët e zinj dhe në zonën e poshtme eleminon qeskat. Përdorimi i lazerit me CO2 është një mënyrë për të minimizuar rrudhat dhe pigmentimin posthtë syve.
Lifting në moshë më të re
Sipas të dhënave të mbledhura, ndërhyrjet e llojit “lifting” në fytyrë po bëhen gjithnjë e më të zakonshme për të rinjtë. Sipas profesionistëve, një lifting i fytyrës ë moshë të re zgjatë më shumë se sa kur je në të 40-50.
Ndërhyrjet pas humbjes së peshës
Njësoj si ato të fytyrës, edhe ndërhyrjet në trup janë rritur dhe po bëhen trend tek grupmoshat e vjetra. Krahët dhe barku janë zona më e kërkuar për rimodelim, sipas kirurgëve, lidhur kjo me rënien në peshë dhe përhapjen e Ozempic.
Implantet e mjekrës
Mjekët parashikojnë se implantet e mjekrës do të jenë një trend i dukshëm në 2025-n. Njerëzve nuk u pëlqen më filler-i dhe kërkojnë diçka jetëgjatë dhe më të fortë, siç janë implantet.
Zëvendësimi/heqja e implanteve të gjoksit
Pacientët tashmë preferojnë gjoks më të vogël ose më të rehatshëm dhe prandaj po zgjedhin të zvogëlojnë implantet e tyre ose t’i heqin fare ato./Forbes
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.