Nga Gazeta ‘SI’ – Kursi euro-lekë ka prekur një vlerë tjetër minimale të paregjistruar më parë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehet me 98.58 lekë me rënie 0.11 pikë brenda 24 orëve.
Ndërkohë, dollari dhe paundi britanik kanë përjetuar një rritje të lehtë përballë lekut dhe këmbehen, respektivisht me 91.4 dhe 118.68 lekë.

Fluksi i eurove në ekonominë e vendit nuk po amortizohet dot as nga ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë dhe as nga rritjet e shpenzimeve të qeverisë, dy mjetet financiare që mund të stabilizojnë kursin.
Në një prononcim për Gazetasi.al, Guvernatori Gent Sejko tha se BSH dhe qeveria janë në komunikim për të koordinuar politikat në kuadër të luhatjes së kursit të këmbimit.
Euro nisi të dobësohej ndjeshëm në fund të sezonit veror 2024, kur konsumi ishte ngadalësuar. Për ekspertët është paraja informale ajo që po vret euron, ndërsa për autoritetet janë hyrjet e investimeve të huaja, turistëve dhe eksporteve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



