Drejtësia

Ndërhyri në disa dosje mes tyre edhe ajo e ‘Toyota Yaris’, GJKKO lë në burg avokatin Radovan Çela

Nga Gazeta ‘Si’– Gjykata e Posaçme ka caktuar masën arrest me burg për avokatin Radovan Çela, pjesë e grupit të akuzuar për ndërhyrje në disa dosje mes tyre edhe ajo e ‘Toyota Yaris’.

Avokati Çela u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës më 5 mars dhe sot doli para GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë.

Për këtë dosje ndodhet i arrestuar ish kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, teksa Astrit Vladi dhe Erjona Daupaj janë në kërkim.

Urdhër arrestet nga SPAK u lëshuan pas zbërthimit të bisedave nga aplikacioni Sky Ecc. 

Sipas SPAK, të dyshuarit kanë marrë dhe i kanë dhënë ryshfet funksionarëve te drejtësisë në 8 çështje penale, 4 nga të cilat të lidhura me dosjen “Toyota Yaris”, që kur kjo dosje ka qenë te ish Prokuroria e Krimeve të Rënda.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë