Politike

Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit / Kuvendi shtyn seancën, PD shpall ditë zie 19 shtatorin

Gazeta Si - Kuvendi i Shqipërisë ka shtyrë seancën plenare të planifikuar për ditën e enjte, duke hapur dyert për homazhe në nder të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën këtë të mërkurë.

Ndërkohë, Kuvendi ka njoftuar se do të organizojë zhvillimin e homazheve ditën e enjte, ora 10:00-12:00, në sallën e seancave plenare.

“Të nderuar kolegë, Ju njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë zhvillimin e homazheve në nderim të ish deputetit Gerti Bogdani, nesër, ditën e enjte, ora 10:00-12:00, në sallën e seancave plenare”, thuhet ne njoftimine Kuvendit.

Sakaq, Partia Demokratike ka bërë me dije se flamujt në degën qendrore, por edhe në degët në rrethe, do të ulen në gjysmë shtizë në shenjë kujtimi për ish-deputetin Gerti Bogdani.

Po ashtu, mësohet se ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 12:00 nesër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë