Me përfundimin e sezonit, afrohet edhe kompletimi i ndarjes së skuadrave në vazot për shortin e fazës së grupeve për në Champions League 2020/21. Nëse vazo e parë është e përcaktuar tashmë, nga e dyta e më pas mbeten për tu shtuar ende disa skuadra, në varësi se si do të shkojnë paraeleminatoret e playoff që kanë nisur të luhen. Ja situata vazo për vazo.
Nëse për Juventus (1), Lazio dhe Inter (3) janë tashmë të sigurt për renditjen, për Atalantën situata është ndryshe. Ekipi përkohësisht ndodhet në vazon e katërt, por nëse një nga Salzburgu, Olympiacos dhe Celtic do të eliminohej, do të ngjitej në të tretin.
VAZO 1: Real Madrid, Liverpool, Bayern Monaco, Juventus, Psg, Zenit, Porto, Sevilla
Që nga sezoni 2015-2016, koka e grupit të vazos 1 është e rezervuar për mbrojtësin e titullit dhe kampionët e ligës së federatave të para të renditjes (që prej sezonit të kaluar hyn edhe kampioni i “Europa League”).
VAZO 2: Barcelona, Atletico Madrid, Manchester City, Manchester United, Borussia Dortmund, Shakhtar, Chelsea, Benfica/Ajax
Vazo 2 ka shtatë vende të “pushtuara”: Barcelona, Atletico Madrid, Manchester City, Manchester United, Borussia Dortmund, Shakhtar, Chelsea. Vendi i tetë do të jetë për Ajax ose Benfica, në varësi se kush kualifikohet. Në asnjë rast, skuadrat nga i njëjti vend nuk mund të përballen me njëri-tjetrin në këtë fazë.
VAZO 3: Benfica/Ajax, Leipzig, Lazio, Inter
Në vazon 3 janë përcaktuar 3 ekipe: Leipzig, Lazio, Inter. Vendi i tetë do të jetë për Ajax ose Benfica, në varësi se kush kualifikohet.
VAZO 4: Istanbul Basaksehir, Rennes
Për momentin vazo 4 ka vetëm dy ekipe: Istanbul Basaksehir dhe Rennes. Fituesi i duelit midis Cluj dhe Slavia Praga, gjithashtu do të shkojë në këtë vazo. Mbeten për tu shtuar ende disa skuadra, në varësi se si do të shkojnë paraeleminatoret e playoff që kanë nisur të luhen
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




