Politike

Ndarja e detyrave për zgjedhjet, Rama mbledh kryesinë e re   

Një ditë pas Asamblesë Kombëtare, kryeministri Edi Rama do të mbledhë kryesinë e re të votuar të dielën në Asamblenë Kombëtare për të nisur organizimin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Një ditë më parë, (të dielën) Sekretari i përgjithshëm, Blendi Klosi, njoftoi përbërjen e re të organit më të lartë të partisë ku ra në sy largimi i Olta Xhaçkës, Blerina Gjylametit, Mimi Kodhelit, Ditmir Bushatit, Ilir Beqajt, dhe Armando Subashi.

Nga emrat që nuk arritën të fitojnë edhe pse u propozuan nga kryesocialisti Rama janë Delina Ibrahimaj dhe Klotilda Bushka nga gratë, Vangjel Tavo dhe Pirro Vengu nga burrat.

Pjesë e kryesisë së re do të jenë në bazë të statutit të gjithë sekretarët e partisë dhe drejtuesit politikë të qarqeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë