Ka ndodhur

Ndalohet në Durrës 32-vjeçari nga Shkodra i akuzuar për “Mashtrim”

Policia e Durrësit ka ndaluar një 32-vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi E. G., 32 vjeç, banues në Shkodër.

Sipas policisë, arrestimi i tij është bërë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë