Ka ndodhur

Ndalimqarkullimi natën e Krishtlindjes, Kisha Katolike: Vendim i nxituar dhe diskriminues

Pas vendimit të Komitetit të Ekspertëve për të ulur orën e ndalimqarkullimit duke filluar nga 24 dhjetori, vjen një reagim nga Kisha Katolike.
Kisha Katolike e cilëson këtë vendim të Komitetit që ndalon qarkullimin që në orën 20:30, të nxituar dhe diskriminues ndaj gjithë komunitetit katolik, pasi hyn në fuqi pikërisht natën e Krishtlindjeve.
Në letrën drejtuar Komitetit, Kisha bën me dije se ishin marrë të gjitha masat për kremtimin e meshës në kuadër të Krishtlindjes që njerëzit të ktheheshin në shtëpi para orës 22:00.
“Ne si Kishë Katolike kishim marrë të gjitha masat që të kremtonim meshët në orare të përshtatshme qysh prej datës 3 dhjetor 2020, sikurse do të shihni nga dokumenti bashkëngjitur. Në këtë dokument kemi vendosur që meshët të mbahen në orare që t’u lejojnë njerëzve të kthehen nëpër shtëpitë e tyre para orës 22.00.
Ky ndryshim i papritur që nis pikërisht Natën e Krishtlindjes, na duket i nxituar dhe diskriminues ndaj komunitetit katolik, që është e vetmja Kishë e Krishterë që kremton lindjen e Krishtit netën. Sapo kishim njoftuar të gjithë besimtarët tanë dje, ditën e Diel, se mesha e Krishtlindjes do të kremtohej te enjtem në orën 20.00”, thuhet në letrën drejtuar Komitetit të Ekspertëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë