Gazeta Si – Kurt Kola, ish-i përndjekuri politik dhe mbrojtësi i të drejtave të tyre ka ndërruar jetë këtë të shtunë në moshën 85-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i tij, Bilal Kola, i cili thekson se ndërroi jetë nga pasojat e post-COVID.
Ai ka qenë Kryetar i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë nga vitet 1992-2002. Gjatë viteve të demokracisë ai krijoi dhe partinë Rruga e Lirisë.
Kurt Kola ishte vetëm 8 vjeç kur nisi kalvarin e gjatë nëpër kampet e internimit dhe në burgje, ku vuajti për rreth 45 vjet. Ishte data 10 maj 1945, kur do i merrnin fillimisht prej fshatit të lindjes në Macukull, atë, së bashku me nënën, tre nuset e xhaxhallarëve dhe 8 fëmijë të tjerë të mitur, në një shtegtim të vështirë e të gjatë, që do të mbyllej vetëm në vitin 1991 kur regjimi komunist u përmbys.
Kola, asokohe fëmijë, do të rendiste, vit pasa viti, në kujtesën e tij, për 45 vjet, jetën e tmerrshme në gjithë kampet e internimit, burgjet dhe kampet e punës së detyruar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.