Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare. Njoftimin e dha Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, e cila bëri me dije se Imzot Janullatos ndërroi jetë në spitalin “Evangelismos” në Athinë, ku ishte i shtruar pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.
Janullatos ishte Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë që prej vitit 1992. U nderua me 27 medalje e çmime dhe në vitin 2000 u propozua për Çmimin Nobel.
Do të jetë Sinodi i Hirshëm i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, të cilët, si dhe sipas Statutit të Kishës do të mblidhen në vijim për të vendosur se kush do të jetë Kryepeshkopi e ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Sinodi do të përbëhet nga; Hirësia e Tij, Joani- Mitropolit i Korçës; Hirësia e Tij, Dhimitri- Mitropolit i Gjirokastrës; Hirësia e Tij, Nikolla- Mitropolit i Apolonisë dhe Fierit; Hirësia e Tij, Andoni- Mitropolit i Elbasanit; Hirësia e Tij, Nathanaili- Mitropolit i Amantias dhe Hirësia e Tij, Asti- Mitropolit i Beratit.
Ndërkohë, referuar Statutit të Kishës, zgjedhja e Kryepeshkopit të ri duhet të bëhet për një periudhë kohore 3 deri në 6 muaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.