Gazeta Si – Ish-lojtari i Real Madridit dhe Napolit, Fredi Rinkon, nuk ia ka dalë. Ai ka humbur jetën në Kolumbi, pas tri ditësh terapi intensive për shkak të një aksidenti të frikshëm rrugor. Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale.
Rinkon ka qenë një lojtar i rëndësishëm për kombëtaren kolumbiane, përveçse ka luajtur me dy klube me emër në Europë, si Reali i Madridit dhe Napoli.

I mbiquajtur “El Coloso” (kolosi), Rinkon ishte një nga yjet e Kolumbisë në Botërorin 1990. Ai bënte pjesë në gjeneratën e artë kolumbiane, që u kualifikua në 3 Botërorë radhazi (1990, 1994 dhe 1998). Përveç Realit dhe Napolit, ka luajtur edhe për Palmeirasin dhe Korinthiansin në Brazil, si dhe Amerika de Kalin në Kolumbi.
Ish-klubet e tij menjëherë kanë reaguar nëpërmjet kanaleve të tyre zyrtare në rrjetet sociale, duke shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Rinkon.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




