Nga Gazeta Si – Liverpool dhe Portugalia në zi, vëllezërit Diogo (28 vjeç) dhe Andre Silva (25 vjeç) u konfirmuan të vdekur pas një aksidenti automobilistik pranë qytetit Zamora në Spanjë. Diogo Jota që luante me Liverpool (Premier League) dhe Kombëtaren e Portugalisë, ishte martuar 10 ditë më parë. Ndërsa vëllai Andre Silva aktivizohej me Penafiel (në Ligën e dytë portugeze).
Jota zhvilloi 398 ndeshje si profesionist nga të cilat 182 me fanellën e Liverpool pas transferimit në Anfield nga Wolves në Shtatorin e vitit 2020. Ai ishte pjesë e skuadrës së Arne Slot që u shpall kampione në Premier League 2024-25 dhe ndihmoi Portugalinë të fitonte ndaj Spanjë për trofeun e dytë në “UEFA Nations League” në 8 Qershor.
Diogo Jota e nisi karrierën te Pacos de Ferreira për ta vazhduar te Atletico Madrid dhe Porto përpara transferimit te Wolves, fillimisht i huazuar në 2017. Ai fitoi Premier League, FA Cup dhe EFL Cup me Liverpool si dhe dy tituj në “UEFA Nations League” me Portugalinë ku luajti më shumë se 50 ndeshje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.