Gazeta Si – Shtypi italian dha sot lajmin se ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare Mino Raiola, agjenti i disa prej futbollistëve më të mirë në botë, i njohur edhe si mbreti i merkatos. Por më pas ka ardhur përgënjeshtrimi nga spitali San Raffaele, që saktëson se Raiola është në gjendje të rëndë, por nuk ka ndërruar jetë.
Pastaj ka ardhur edhe reagimi i vetë agjentit me një postim në Tuiter. Raiola, mjaft i irrituar me shtypin, shkruan se në këto katër muaj e kanë bërë dy herë të vdekur. Ai vuan prej disa muajsh nga një sëmundje në mushkëri, ka kryer edhe një operacion në Milano, por nuk e ka marrë veten.
Mino Raiola shares a message on Twitter after multiple reports that he had died. pic.twitter.com/FIlLMnTWMK
— B/R Football (@brfootball) April 28, 2022
I lindur në Noçera, më 4 nëntor 1967, Raiola është afirmuar si prokurator në Holandë, ku u bë agjent i disa futbollistëve dhe vuri emër edhe në Itali, duke bërë ndërmjetësin në transferimin e Michel Kreek, Marciano Vink dhe Pavel Nedved.

Janë të shumta operacionet milionere, në të cilat ai është protagonist, duke nisur nga kalimi i Ibrahimoviç nga Interi te Barcelona në 2009-ën, për të vazhduar me Mario Balotelin te Mançester Siti, Pol Pogba te Juventusi dhe më pas te Mançester Junajtid, e deri te Haland nga Salcburgu te Borusia Dortmund dhe de Ligt nga Ajaksi te Juventusi.
Në 2020-ën, ‘Forbes’ e ka renditur në vend të katërt në botën e prokuratorëve, me përfitime që shkonin në 84.7 milionë dollarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




