Nga Gazeta Si – Basketbolli amerikan ka zbardhur kalendarin e plotë të sezonit të rregullt. Është konfirmuar që sezoni starton më 24 tetor në ‘Ball Arena’ të Denver, ku Nuggets kampionë 2023 do të marrin unazat dhe më pas do të ndeshen me Los Anxheles Lejkërs.
Janë disa datat kyçe të sezonit të ri. Në datat 3-9 nëntor do të zhvillohet faza finale e ‘In Season Tournament’, që sapo ka lindur. Fundjavën e 16-18 shkurtit është në kalendar ‘All Star Game’ në Indianapolis. Më 14 prill mbyllet sezoni i rregullt, më 16-19 prill është momenti i ndeshjeve të Play-in dhe më 20 prill fillon Play-off-i. Më 6 qershor është programuar ndeshja e parë e Finals 2024.
Në televizion, Golden Stejt Uarriors do të transmetohen më shumë se të gjitha skuadrat, 29 herë. Për kampionët e 2022-shit, me Kris Pol që do jetë përkrah Stef Kërrit, ka pritshmëri të larta. San Antonio Spërs, falë zgjedhjes në Draft 2023, do të kenë 11 ndeshje të transmetuara në gjithë Amerikën.
Lejkërs do të luajnë në transfertë 6 nga 9 ndeshjet e para. Pjesa tjetër e Los Anxheles, Klipers, do të luajnë 10 ndeshje në mëngjes në shtëpi, çereku i ndeshjeve në total para publikut të tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.