Lojëra me Dore

NBA/ Përmbysje e pabesueshme nga -21 e Dallas, Lakers bien ndaj New Orleans

Një përmbysje e pabesueshme në NBA, ku 34 pikët e shënuara nga Luka Donçiç kanë bërë që Dallas të fitojë ndeshjen ndaj Golden State, edhe pse në çerekorëshin e fundit ishte -21 pikë. Një humbje e papritur kjo për Curry me shokë.

Një pjesë loje e humbur 26-3 ka dënuar Warriors, që kanë pësuar humbjen e parë pas 62 ndeshjesh. Nuk kanë mjaftuar 27 pikët e Steph Curry në këtë ndeshje. Luka Donçiç realizoi 34 pikë, duke udhëhequr të tijtë. Slloveni ishte vrastar në momentin që skuadra kishte nevojë, ashtu si dhe Spencer Dinwiddie, që luajti ndeshjen më të mirë me fanellën e Mavericks.

LeBron James gjatë ndeshjes ndaj New Orleans. Gazeta Si, 28 shkurt 2022

New Orleans mundi Lakers. Ishte fitorja më e thellë në histori e Pelicans kundër Los Angeles dhe kjo ishte meritë e një 5-sheje e gjitha me dopio shifër. Me këtë fitore New Orleans ngjiten në vend të 10-të, ndërsa për Lakers ishte humbja e 9-të në 12 ndeshje.

Rezultatet e ndeshjeve të fundit
GOLDEN STATE ËARRIORS-DALLAS MAVERICKS 101-107
NEË YORK KNICKS-PHILADELPHIA 76ERS 109-125
PORTLAND TRAIL BLAZERS-DENVER NUGGETS 92-124
LOS ANGELES LAKERS-NEË ORLEANS PELICANS 95-123
INDIANA PACERS-BOSTON CELTICS 128-107
HOUSTON ROCKETS-LOS ANGELES CLIPPERS 98-99
PHOENIX SUNS-UTAH JAZZ 114-118
CHARLOTTE HORNETS-DETROIT PISTONS 126-127


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë