LeBron James ka qënë imazhi i NBA për dy dekada por tani është pranë fundit të karrierës. Stephen Curry dhe Kevin Durant kanë qënë gjithashtu figura të rëndësishme me karrierën e tyre.
Përpara këtyre yjeve të shekullit të 21, Michael Jordan të vinte në mendje kur përmendej NBA. Magic Johnson/Larry Bird, Kareem Abdul-Jabbar dhe Bill Russell të gjithë kanë udhëhequr NBA në epokat përkatëse.
Ndërsa tani kur James, Curry dhe Durant janë pranë fundit të karrierës, NBA ka nevojë për një imazh të ri që mund ti zëvendësojë.

Temë e cila u kthye sërish në “All-Star Weekend” kur Anthony Edwards (një nga të rinjtë më të talentuar në NBA) mohoi të ishte ai imazhi i ri në NBA. Për të gjetur një pasues për James/Curry/Durant, jo detyrimisht duhet të kërkojmë një talent të pastër.
Për shembull, James është ende imazhi i kampionatit mgjs nuk është më Lojtari më i Mirë në NBA. Aftësia në marketing, impakti kultural, leader-i në skuadër dhe aftësia për ta shtyrë sportin e basketbollit përpara janë faktorë të rëndësishëm të të qënit imazh i kampionatit.

Në të njëjtën kohë është pak vonë që Nikola Jokic dhe Giannis Antetokounmpo të jenë imazhi i ri në NBA pasi ata tashmë janë në të 30-at, ndaj ai që kërkohet është ndër të rinjtë në aktivitet dhe kandidatët më të fortë janë si më poshtë:
1. Luka Doncic – Los Angeles Lakers
2. Anthony Edwards – Minnesota Timberwolves
3. Victor Wembanyama – San Antonio Spurs
4. Cooper Flagg – 2025 NBA Draft
5. Jayson Tatum – Boston Celtics
6. Ja Morant – Memphis Grizzlies
7. Zion Williamson – New Orleans Pelicans
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.